KLSH ka publikuar auditimin për vitin 2015 ku dëmi i shkaktuar kam shifra kolosale. Në buletinin përmbledhës ky institucion bën me dije se në 12 muaj ka kryer 174 auditime nga të cilat 158 janë të përfunduara.

Ndërkohë KLSH evidenton dy dëme të mëdha financiare në një periudhë kohore 4 vjecare. Kështu dëmi për parregullësi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera shkon në shifrën totale 919.91 mln euro. Ndërsa dëmi për shkelje të disiplinës financiare me ndikim negative në performancën e subjekteve të audituara shkon në shumën totale 257.7 mln euro. Problemet më të mëdha sipas KLSH konstatohen në sektorin e prokurimeve, kthimi i pronës, privatizimet dhe tatimet. Në sektorin e tatim-taksave shkeljet për vitin 2015 kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 92 mln euro. Në sektorin e doganave dëmi vlerësohet 31 mln euro. Në fushën e prokurimeve sipas auditimit të KLSH dëmi vlerësohet 19 mln euro. Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurive shtetërore shkeljet e konstatuara vlerësohen gjithësej në 733.4 mln euro. KLSh nënvizon se gjatë periudhës 2014-2015 janë bërë gjithsej 51 kallëzime penale Për 159 persona.

Artikulli paraprak“AUSTRALIAN OPEN” SURPRIZON KERBER, SHPALLET FITUESE
Artikulli tjetërVllaznia merr tre pike më shumë vlerë në përballjen me Skënderbeun.