“Performanca dhe Impakti i veprimtarisë audituese te Departamentit te Auditimit te te Ardhurave te Buxhetit te Shtetit, ne KLSH, përgjate vitit 2015” është organizuar ne një tryeze te hapur ne ambientet e bibliotekës shkencore ne Shkodër.
I ashpër ka qene deklarata e Ermal Yzeiraj drejtor i departamentit juridik ne drejtim te administratës tatimore duke theksuar se kjo e fundit është munduar te pengoje punën e klsh mbi audimitimin. Drejtorja e përgjithshme Manjola Naco tha se pjesa e analizës vjetore është një çasje e re e cila ka si synim transparencën pasi sipas Nacos besimi i publikut është cenuar ndjeshëm.Workshop-i vijoj me paraqitjen e punimeve nga Departamenti i Auditimeve të Performancës, ku ishin integruar trajtimi teorik i procesit të këtij auditimi me veprimtarinë praktike, të sintetizuara në Raportet dhe Projektraportet audituese. Edhe pse ky takim ishte mjaft i vlefshëm për subjektet private, binte ne sy mungesa e theksueshme e biznesmenëve qe operojnë ne qarkun Shkodër.