KLSH zbulon skandalin – Për të ulur në mënyrë artificiale humbjet tenknike janë hartuar fatura të dyshimta në vlerën e 11 milion eurove.

Po kështu blerja e energjisë  është kryer me çmime shumë më të larta se çmimet e tregut.  Gjithashtu për mbulimin e humbjeve te energjisë në sistemin e shpërndarjes blerja e energjisë elektrike është bërë nga tre kompani të lidhura ndërmjet tyre (një kompani mëmë dhe dy bija). Në këtë mënyrë është shmangur konkurenca.

MBIFATURIMI LLOGARITET NË 11 MILION EURO

Mbifaturimi 11 milionësh– KLSH zbulon se faturimi është bërë në mënyrë abuzive dhe të pasaktë, pasi reflekton një sasi të pa konsumuar të energjisë elektrike, por edhe një faturim fiktiv me abonentë që nuk kanë arkëtuar asnjëherë (të cilët rezultojnë aktiv nё sistemin e faturimit, ndoshta nuk ekzistojnë etj).

“Konkretisht për vitin 2014 u konstatua se në mënyrë artificiale janë ulur humbjet teknike, veprim i cili është kryer me fatura të dyshimta (mbi faturim, keq faturim, faturim të abonentëve pa adresë si dhe abonentë që nuk kanë arkëtuar asnjëherë etj), si pasojë e të cilës i është krijuar një dëm ekonomik shoqërisë “Kesh” sh.a dhe buxhetit të shtetit në vlerën 1,547,032 mijë lekë, ose 11,082,687 euro. Ky faturim është bërë në mënyrë abuzive dhe të pasaktë, pasi reflekton një sasi të pa konsumuar të energjisë elektrike, por edhe një faturim fiktiv me abonent që nuk kanë arkëtuar asnjëherë (të cilët rezultojnë aktiv nё sistemin e faturimit, ndoshta nuk ekzistojnë etj).”thuhet në njoftimin e KLSH-së.

Në total, nga auditimi rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të CEZ Shpërndarje Sh.a.(aktualisht OSHEE) dhe për rrjedhojë edhe buxhetit të shtetit, arrin në vlerën 32,039,440 Euro dhe të ardhurat e munguara arrijnë në vlerën 5,630,713 Euro.

Artikulli paraprakTAKOHEN PAS 50 VITESH NË SHKOLLËN “28 NËNTORI”
Artikulli tjetërDERI NË VITIN 2031, DO TË KETË 4% MË PAK SHQIPTARË