Një ditë e mirë për Shqipërinë! Reforma në Drejtësi u votua nga Parlamenti shqiptar.

Falenderoj të gjitha ata që punuan me ligjin dhe ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për reformën. Falenderoj Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe liderin e opozitës. Falenderoj ambasadorin e SHBA dhe BE dhe ekspertët e tyre. Falenderoj kryetaren e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Falenderoj gjithashtu kolegun tim Eduard Kukan, me të cilin së bashku morën pjesë në këtë proces. Ishte një rrugë e vështirë, por në fund konsensusi u gjet. Jam i lumtur! Të gjithë e dimë se puna nuk ka mbaruar me kaq, përkundrazi, puna më e madhe nis tani. Implementimi nuk do të jetë i lehtë, por me asistencën e ndërkombëtarëve dhe zgjimin e shoqërisë civile në Shqipëri, ndryshimet janë të mundura. Tashmë kolegët e mi në Parlamentin Europian së bashku me mua do të kërkojmë me ngulm për të vendosur hapjen e negociatave për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur. Një hap përpara i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kush janë fituesit, kush janë humbësit pas gjithë debateve dhe diskutimeve dhe përplasjeve? Nuk shoh humbës dhe nuk më pëlqejnë diskutime të tilla të kota. Por jam i sigurt që nëse të gjithë punojmë fort, nëse jemi të gjithë të vëmendshëm, të duruar por të drejtë, atëherë dy miqtë e mi të vegjël që bëra gjatë një prej vizitave të kohëve të fundit dhe gjenerata e tyre, do të jenë fitimtarët e vërtetë sot. Nëse do të jetë dëshira do të marr pjesë me kënaqësi në të ardhmen për të mbështetur punën për t’ia arritur këtij qëllimi.

Artikulli paraprakRRITEN TEMPERATURAT, MOTI PËR SOT
Artikulli tjetërREFORMA, LU: SHQIPËRIA, NJË VEND MË I DREJTË DHE MË DEMOKRATIK