Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mitingu elektoral nisi rreth orës 12:40, ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së u futën më herët në stadiumin “Air Albania”.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. I pari që erdhi në stadium ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe pak pas tij mbërriti ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit pasi takoi me radhë të 61 kandidatët për kryebashkiakë për këto zgjedhje lokale, Berisha u pozicionua pranë vendit në stadium, afër aleatit të tij, Ilir Meta.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se gjatë ditëve të fundit kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha në disa qytete të Shqipërisë, ku dhe kanë prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë e këtyre qyteteve.

Artikulli paraprakSFIDOI PROTESTAT, EMMANUEL MACRON NËNSHKRUAN LIGJIN PËR REFORMËN NË PENSIONE
Artikulli tjetërFLETA E VOTIMIT, KQZ NUK VENDOS EMRIN E ILIR METËS KRAH KOALICIONIT ‘BASHKË FITOJMË’