SHUMË EMRA TË RINJ NË KB NDËRSA SHUMË TË TJERË NUK ARRIJNË TË PËRFAQËSOHEN. Deri në minutat e para të 27 qershorit shkoi pritja e gjatë për ta përmbyllur procesin e numërimit në ZAZ 2 duke çertefikuar kështu përfundimisht rezultatin edhe për këshillin e ri të bashkisë Shkodër. Kështu në total koalicioni i djathtë Aleanca për Punën dhe Dinjitet ka 34,481 vota e përkthyer në përqindje 50.95%. Nga ana tjetër koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 29.609 vota ose 43.75%.
E përkthyer në numër antarësh në këshillin bashkiak e djathta ka në total 27 ndërsa e majta 24. Nga 27 në koalicion, Partia Demokratike merr 21 anëtarë, 2 republikanët dhe nga 1 partitë agrare ambjentaliste, Ora e Shqipërisë, Balli Kombëtar Demokrat dhe Mendimi Djathtë Liberal duke bërë për herë të parë në këshill të jenë emra si Muarrem Shkjau, Tom Marku apo Gjovalin Troja. Num mbeten jashtë këshillit Mustafë Lici tek MDL apo Namik Kamberi e Mhill Prroni tek republikanët. Po ashtu i shpërndarë është edhe koalicioni i majtë. Partia Socialiste është e zhgënjyer duke çuar jo më shumë se 9 anëtarë në këshillin e ri nga 51 në total. LSI ka 10 anëtare duke rritur me 2.5 herë përfaqësim në këshill ndërsa pjesa tjetër i takojnë partive Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Fryma e re Demokratike, Ligj dhe Drejtësi, partia Socialiste e Moderuar dhe demokristianët. Maxhid Alibali, Gëzim Alibali, Mark Ndou dhe Preng Luli janë emrat e rinj të partive të vogla në koalicion me ASHE ndërsa rikthehet Fatlum Nurja tashmë me FRD-në. Jo pak emra nga këshilli i mëparshëm nuk arrijnë që të përfaqësohen teksa disa prej forcave politike edhe pse morën jo pak vota mbetën jashtë këshillit të ri. Pas përfundimit të procesit të numërimit dhe shpalljes së rezultateve do priten 5 ditët për kontenstime dhe më pas konstituimi i këshilllit të ri duke i dhënë udhë për 4 vitet e ardhshme.