Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje nga marrëveshja e arritur me LSI-në për të hyrë si koalicion i përbashkët në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar prapaskena nga marrëveshja e arritur me LSI, për formimin e një koalicioni të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Ai ka zbuluar në Syri Tv, se takimet janë bërë në të gjitha nivelet, madje shton se është takuar edhe personalisht me Presidentin Ilir Meta.

“Forcat opozitare janë dhe mbeten aleatë pavarësisht marrin apo nuk marrin pjesë në këto zgjedhje. Por oportunitetet politike janë oportunitete dhe ata zgjedhin të mos investojnë në këto 6 bashki. Në fakt nëse unë jam takuar me ta dhe kam zhvilluar takime, Lul Bravën ata nuk e takojnë. Nuk janë pjesë e koalicionit, ata kanë adaptuar këtë qëllim që ne do ja lëmë degëve lokale për cilin kandidat do mbështesin.
Kanë vendosur të mos hyjnë në zgjedhje, të mos maten me këtë proces. Por kjo nuk do të thotë që degët lokale nuk do të mbështesin kandidatët që preferojnë.
Marrëveshjen me LSI-në e firmosi zoti Flamur Noka nga ana jonë dhe Sekretarit i Përgjithshëm i LSI-së, do jenë gjithashtu në koalicion edhe Demokristianët dhe Kristiandemokratët.
Kemi zhvilluar bisedime në të gjitha nivelet. Edhe unë kam marrë pjesë në bisedime me zotin Meta. Jo detaje të marrëveshjes, por unë e kam deklaruar që jam për koalicion me LSI-në dhe ka gjetur një mirëkuptim.
Marrëveshja nuk është negociuar as nga unë as nga zoti Meta. Unë e kam takuar zotin Meta dhe kam takuar të gjithë kryetarët e partive opozitore, përveç zotit Dule, i cili ndodhej jashtë shtetit, por kam komunikuar në telefon dhe me të. Unë kam deklaruar se jam me zotin Meta”, tha Berisha.

Artikulli paraprakANIJET RUSE PËRBALLË SICILISË, KRIZA E UKRAINËS KA NJË TJETËR FRONT/ NATO NDJEK NGA PAS FLOTËN NË MESDHE
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 31.01.2022