Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se në çdo qendër shëndetësore në të gjithë vendin vijon vaksinimi falas ndaj gripit.

Koçiu theksoi se “rreth 76% e grupeve të riskuara janë vaksinuar deri tani dhe paralelisht po kryhen vaksinime edhe në familje për individët që e kanë të pamundur paraqitjen në qendrat shëndetësore”.

Ministrja Koçiu i bëri apel qytetarëve të drejtohen tek mjeku i familjes dhe të bëjnë vaksinën ndaj gripit dhe Covid-19. Në muajin tetor të 2023 u shpërndanë 260 mijë doza vaksine kundër gripit në gjithë Shqipërinë.

Artikulli paraprakRAMA: ME IKJEN E BECKENBAUER SHUHET NJË TJETËR LEGJENDË E GJALLË E SPORTIT MË TË DASHUR NË BOTË
Artikulli tjetërPSD E TOM DOSHIT BASHKON VOTAT ME OPOZITËN, RRËZOHET KALIMI I BUXHETIT PËR MALËSINË E MADHE!