NUK DO TË KËTË MË TELEFON, POR EDHE VESHJA DO TË JETË ZYRTARE.Kodi i ri i miratuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do t’i ndalojë deputetët gjatë seancave plenare të përdorin aparatët e tyre celularë. Ligjvënësit me kodin e ri do të kufizohen edhe në veshje, duke e pasur si detyrim veshjen zyrtare në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Kështu në Nenin 10 përcaktohet se “Gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit në komisione dhe seancë plenare, deputeti duhet të paraqitet me veshje zyrtare”. Gjithashtu gjatë zhvillimit të seancave plenare dhe mbledhjeve të organeve të Kuvendit, si rregull, deputeti nuk duhet të përdorë telefoninë e lëvizshme. Përplasja fizike e ndodhur në muajin korrik mes deputetëve Arben Ndoka dhe Gent Strazimiri, episod që çoi në bojkot edhe opozitën, ka nxitur Byronë e Kuvendit të marrë sanksione edhe për ata deputetë që përballen fizikisht. Në nenin 9, nen që përcakton mënyrën e sjelljës në Kuvend, theksohet se për deputetët që përdorin fjalë të pahijshme apo ndërmarrin sulme ndaj kolegëve, merren masa sipas rregullores së brendshme në Parlament.