Kodheli: Armët kimike u demontuan në Bari, askush nuk protestoi atje

Lëndët kimike siriane, të cilat Shqipëria i refuzoi 3 vite më parë, janë demontuar në një port në qytetin italian, Bari, pak kilometra larg bregdetit shqiptar. Mbi këtë fakt hedh dritë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila thekson se askush nuk protestoi në Italinë fqinje kundër këtyre lëndëve. “Armët kimike, në fakt lëndët kimike, pasi vetëm kur bashkohen bashkë shndërrohen në armë kimike, për të cilat u ngrit një shoqëri e tërë në këmbë, janë asgjësuar pak milje larg bregdetit shqiptar, në një port në Bari, Itlai. Askush nuk u ngrit atje kundër këtyre lëndëve, pasi kishin marrë garanci nga ndërkombëtarët. Garanci që e dhanë edhe në vëndin tonë”, u shpreh Kodheli. Qeveria refuzoi 3 vite më parë demontimin e armëve kimike siriane në territorin shqiptar, pas protestave të Shoqërisë Civile, të cilët e panë si rrezik për popullatën një proces të tillë.

Artikulli paraprakKRIM BRENDA FAMILJES NE SHBA.BURRI VRET GRUAN,DJALIN E ME PAS VETEN
Artikulli tjetërPENSIONET GREKE,TE MOSHUARIT U DREJTOHEN KONSULLATAVE NE SHQIPERI