PËRCAKTOHEN HAPAT E MËTEJSHËM TË ZHVILLIMIT STRATEGJIK.Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ditën e parë të kësaj vizite ministrja Kodheli hapi bisedimet dypalëshë në fushën e mbrojtjes të cilat përcaktojnë themelin dhe perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit në dy vitet e ardhshme.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në nisje të kësaj vizitë dha një leksion në Këshillin e Atlantikut ku foli mbi ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor të kërcënimeve në pjesën lindore dhe veriore të kufijve të Aleancës. Leksioni u ndoq me interes të madh nga të pranishmit, të cilët drejtuan mjaft pyetje mbi situatën aktuale parë në këndvështrimin e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s përballë zhvillimeve të reja në botë.