Komisioni i Ligjeve – Kodi Civil, shumica e pakica kundër propozimeve të Manjanit
Komisioni i ligjeve shtyu miratimin e ndryshimeve në Kodin Civil, të cilat vijnë si paketë ndryshimesh nga Ministria e Drejtësisë me qëllim uljen e nivelit të kredive me probleme. Socialistët dhe demokratët, kundërshtuan propozimin e ministrit të Drejtësisë për procedurat e shqyrtimit në gjykatë të vendimeve për urdhrat e ekzekutimit të kredive të këqija. Sipas tyre, përfaqësimi në proceset gjyqsore i kredimarrësit dhe kredidhënësit do e rëndonte problematikën, duke zvarritur proceset. Komsioni parlamentar i ligjeve diskutoi paketën e ndryshimeve ligjore të Ministrisë së Drejtësisë për uljen e nivelit të kredive me probleme. Anëtarët e majtë dhe të djathtë në komision kundërshtun parashikimin e ministrisë së Drejtësisë, në kodin civil, për të ndryshuar procedurat e shqyrtimit në gjykatë të vendimeve për urdhrat e ekzekutimit të kredive të këqija. Demokrati Eduard Halimi dhe socialistja Vasilika Hysi, argumentuan se kërkesa për tu përfaqësuar në proces gjyqësore edhe kredimarrësi me kredidhenësin, e rëndon problematikën e kredive të këqia duke zvarritur pafund procesin. Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, ishte kritik me sistemin bankar duke i bërë ata përgjegjës për kreditë me problem. Minsitria e Drejtësisë, propozoi dhe ndryshime në ligjin për shërbimin përmbarimor, duke sanksionuar që pagesa për egzekutimin e vendimeve të bëhët në përfundim të punës. Miratimi i ndryshimeve në Kodin Civil, u shty për të martën, për tu konsultuar më tej me ekspertët. Komisioni i ligjeve miratoi pa debat amendamentet në ligjin për barrën siguruese që synon nxitjen e kreditimit në vend.