Në katër shkolla në Shkodër është duke u zhvilluar mësimi i kodimit kompjuterik me platformën CodeMonkey për nxënësit e klasave të para dhe të dyta. Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadia thotë se ajo që synohet është që cikli i kodimit për klasat fillore në këto katër shkolla të mbyllet në klasën e tretë.

Ndërkohë ajo që kërkon Zyra Vendore e Arsimit në Shkodër është mësimi për kodimin kompjuterik të zgjerohet edhe në shkolla të tjera duke shkuar në 10 nga katër që janë aktualisht.

Pak ditë më parë kryeministri Rama bëri të ditur se kodimi po zbatohet në klasën e parë në 306 institucione arsimore publike dhe 40 private dhe në klasën e dytë në 100 shkolla në gjithë Shqipërinë prej të cilave katër nga këto shkolla i përkasin Shkodrës.

Artikulli paraprakBORA, ARRSH: SHOFERËT PA GOMA DIMRI PROBLEM
Artikulli tjetërDEPUTETËT E PS-SË KËRKOJNË ZGJERIMIN E AMNISTISË, TË PËRFSHIHEN EDHE TË DËNUARIT PËR NDËRTIME PA LEJE