Besimtaret e Krishtre, tashme jane ne kohen e kreshmeve, dhe ne kete kuader, Arqipeshkvia e Dioqezes Shkoder pult, ka organizuar nje sere aktivitesh.
Gjate se merkures, ne katedralen e shen shtjefnit ne Shkoder, prane salles mikel koliqi, eshte mbjatur edhe katekeaza e te rinjve universitare ne Shkoder, me pjesmarrjen e te rinjve, ku prezaent ka qene edhe Arqipeshkvi i Dioqezes Shkoder – Pult, Mons. Angelo Massafra, i cili vleresoi pjesmarrjen e te rinjve ne besimet fetare. Koha e Kreshmeve eshtë kjo kohë e shenjtë prej 40-ditësh e cila fillon të mërkurën e Përhimë dhe i paraprinë festës së Pashkëve e cila thërret besimtarët në pendesë, lutje dhe kthim shpirtërorë. Gjatë kësaj kohe të shenjtë, Kisha e gjithmbarshme, por edhe çdo besimtarë i saj e ka rastin tejet të volitshëm që t`i përjetojë “Ushtrimet e veta shpirtërore”, duke e shfrytëzuar këtë kohë sa më mirë e që është: Le të thellohemi dhe të gjurmojmë në thellësitë e zemrës, për të nxjerrë dhe flakur jashtë saj çdo gjë që e shëmton atë. Një tentativë e tillë do ta mundësojë ballafaqimin me vetveten dhe njohjen më të mirë të realitetit të jetës. Kjo do të rezultojë me pranimin e kësaj gjendje për të vazhduar kah përmirësimi i saj. Nëse veprohet në këtë mënyrë, në fytyrë do të mundë të lexohet harmonia shpirtërore e cila gjithashtu për efekt do të ketë komunikimin më të mirë me të afërmin.