Këto ditë të janarit duket se jane decisive për emerimt ne drejtorite ne Shkodër. Jetmir Lumaj, është drejtori me I ri në Shkodër, I cili eshte emeruar si drejtor I konvikteve ne Shkodër. Emerimi eshte bere gjate kesaj te premte nderkohe qe Lumaj, njihet per kontributin e tij ne seline roze ne Shkoder si drejtues I parties Socialiste ne njesine administrative te Postribes.

Por pervec Lumaj, eshte mesuar edhe drtejtuesi I pari I burgut te ri te Recit. Gezim Selimi, nga Mjeda ne Bashkine Vau Dejes, nje nga perkrahesit dhe simpatizantet kryesore te parties socialiste nder vite ne kete zone, me profesionin ushtarak eshte emeruar si drejtor I burgut te Recit.

Por, nuk jane vetem keto emrat qe perfliten se paku gjate 24 oreve te fundit. Jane disa institucione tek te cilat priten levizje. Se pari levizjet duket se do te perfshijne edhe ISKSH, ku ne vend te Arvid Osjes, pritet qe ne krye te ketij institicuioni te jene specialist te fushes, ku perfliten Mirsada Muja, dhe Leon Dionisi, te cilet jane ne fazen e konkursit për te zene vendin e titullarit ne kete institcion.

Nderkohe qe ende vakante jane disa institucione ne Shkoder, sic eshte ZRPP, Posta, Drejtoria e Bujqesise dhe AKU, te cilet jane ne proces reformimi, por  nen ze thuhet se shkak per kete boshllek ne kete institicuoni eshte refuzimi I kandidateve per te larguar nga puna, mbeshtetesit e LSI, kur kujtojme qe ne keto drejtori jane te shumte emrat e tyre.

Megjithate, prane ZRPP dhe Aluiznit, pritet qe emerimet te kryhen shume shpejt, nese prane ZRPPS, gjithcka pritet ti besohet nje gruaje, prane Aluiznit, burimet bejne me dije se do te jete serish Tonin Marku drejtues I ALUIZNI ne Shkoder

Artikulli paraprakMESI KTHEHET ME DHURATA NE “28 NENTORI”
Artikulli tjetërI VË FLAKËN AUTOMJETIT TË BASHKFSHATARIT, SHPALLET NË KËRKIM 27-VJEÇARI