Kryetari PD, Lulzim Basha akuzoi sot nga foltorja e Kuvendit, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Xhafaj si të implikuar në sasinë prej 613 kg kokainë që u bllokua në Durrës pak ditë më parë. “Edi Rama e nisi me marijuanën dhe vijoi me kokainën.

Opozita ka paralajmëruar se ka tre laboratorë të përpunimit të kokainës, dhe ja ku erdhi droga. Cilat janë faktet që Rama, Xhafaj dhe të tjerë aksionarë të kokainës mundohen ti fshehin? Policia deklaroi se kokaina kishte vlerë 180 mln euro, kontenieri qëndroi prej datës 19 shkurt në Durrës në pritje të zhdoganimit.

Një kërkim i thjeshtë se janë bërë 97 rrugë në Kolumbi. 613 kg nuk janë të Arbrit. Partnerët kishin informuar për të shkuarën kriminale të Çekajt. Një nga të arrestuarit, shoferi në faqen në Facebook shkruan se ‘transportoj miell për partizanët’.

Kush janë partizanët e vërtetë, kush e financoi këtë operacion? Kush garantoi siguri? Reagimi i parë i Xhafës ishte përgëzimi i policisë dhe partnerëve, Rama tha dicka krejt të kundërt, tha se operacioni u krye vetëm nga pala shqiptare. Në mbrëmje Xhafaj i ra hasha deklaratës së mëngjesit.

Bëhet fjalë për kokainë shumë të pastër që duhet prerë me të paktën 6 herë, do të shkonte në laborator në Shqipëri. Është fakt, që për cdo ngarkesë që kapet, 10 kalojnë. Sa herë janë kontrolluar ngarkesat e mëparshme të kompanisë? Pse pronari e la më shumë se një javë në port, duke ditur ngarkesën.

Pronari i kompanisë është sinjalizuar prej vitesh te autoritetet shqiptare si i dyshuar dhe përfitues i trafikut të kokainës, pse Rama mohoi bashkëpunimin me partnerët. Linja e drogës funksionin që nga ardhja në pushtet e Ramës.

Kokaina u kap vetëm pasi Ramës ia futën ndërkombëtarët këmbët në një këpucë. Kapet shoferi dhe hamalli, ata që mund të tregojnë bosët, ia mbathin dhe shoferi thotë malli është i partizanëve. Nuk e di nëse e ka fjalën për pasardhësit e komunistëve, apo ndonjë ekip futbolli me vëllanë e kryeministrit” tha ai.

Artikulli paraprakDËSHTOI NË ZGJEDHJE, RENZI JEP DORËHEQJEN NGA KREU I PD NË ITALI
Artikulli tjetërSHKARKIMET, FRIKË PËR PËRMBYTJE NË VUKATANË