Greqi – Kokainë me “LW”, përgjimet zbulojnë rrjetin me shqiptarë e grekë

Një sasi prej 29 kg kokainë u sekuestrua nga policia greke pak ditë më parë, ndërsa detaje të reja dalin në dritë. Sasia e lëndës narkotike ishte trafikuar nga Holanda në drejtim të Greqisë, ndërsa trafiku ishte kryer nga karteli i drogës “Kali” në Kolumbi. Lënda narkotike kishte “markën” e kompanisë së njohur të modës “Louis Viton”, ndërsa synimi ishte shpërndarja në lagjet më të “mira” të Athinës. Kokainë me cilësi të lartë dhe e pastër ishte trafikuar nga shqiptarë dhe grekë, të cilët kishin qasje në kokainë kolumbiane që transportohej në Evropë direkt nga Amerika Latine. Pas përgjimeve të kryera nga policia greke, u zbulua se në trafik ishin përfshirë të paktën dy grekë, pronarë të një kamioni si dhe dy shqiptarë nga Korinthi. Kamioni me sasinë e lartë të kokainës u gjet në portin e Patras, ndërsa midis të arrestuarve ishin edhe dy shqiptarë, një 31 vjeçar dhe një 33 vjeçare. Nga përgjimet, është zbuluar se trafikantët kishin qasje të drejtpërdrejtë në “sallonet” e Athinës. Ata përdornin automjete luksoze të këtyre kompanive për të mos rënë në sy. Arrestimet e tyre u bënë të premten gjatë zbrazjes së një kamioni me mish, ku u gjetën 29 pllaka kokainë me nga 1 kg secila. Fillimisht u tha se ishin kapur 25 kg kokainë.

Artikulli paraprakSHQIPTARET E ARRATISUR NGA BURGJET GREKE KRIJOJNE ORGANIZATE PER TRAFIK DROGE
Artikulli tjetërKVV LETER TE HAPUR KOMISIONIT:ZGJEDHJET NE PRAG DESHTIMI