Jo vetëm Kolumbia por edhe Ekuadori është një tjetër destinacion nga ku grupet kriminale shqiptare blejnë kokainën. Mësohet se policia e Ekuadorit ka sekuestruar 4 ngarkesa më Kokainë të cilat kishin si destinacionin final portin e Durrësit.

Dy operacione janë zhvilluar gjatë vitit 2014, një në 2015 dhe një tjetër në 2016. Për të katra këto operacione është njoftuar policia shqiptare por nuk janë identifikuar porositësit dhe pritësit e kokainës.

Në këto katër operacione policia e Ekuadorit ka sekuestruar në total 317 kg kokainë të pastër me destinacion Shqipërinë.

Sipas informacionit të dhënë nga policia e Ekuadorit, në operacionin e datës 24 Nëntor 2015 i quajtur Roof (Catia) në një kontenier të mbushur me banane u gjetën 82 pako kokaine me peshë 93 kile. Droga ishte e fshehur në tavanin e kontenierit. Destinacioni final ishte Durrësi.

Operacioni nga policia e Ekuadorit në 24 Nëntor 2015, u kapën 93 kg kokainë
Në vijim të këtij operacioni autoritetet ekuadoriane zbuluan se cila ishte kompania që kishte të porositur sasisë e banave në kontenierin e të cilës u gjetën 93 kg kokainë.

I përkiste Arbri Garden dhe për këtë u njoftuan autoritetet shqiptare të cilat nisën një hetim duke marrë në pyetje pronarin e kompanisë Arbër Cekaj.

Sipas prokurorisë së krimeve të rënda çështja u pezullua pasi nuk ka mbërritur ende nga Ekuadori letër porosia e dërguar për llogari të hetimeve në Shqipëri.

Për herë të parë alarmin se grupet kriminale shqiptare kishin vendosur kontakte me kartelet e drogës në Ekuador e dha Jay Bergman, Drejtor i DEAS për Amerikën Latine i cili deklaroi se : Ekuadori po kthehet në kombet e bashkuara të krimit të organizuar .

Duke u ndalur në grupet kriminale shqiptare ai tha se ato operonin nga qyteti Quito.
Tre vite më vonë nga kjo deklaratë e drejtorit të DEA, pikërisht më 9 Nëntor 2014 sekuestrohen në një kontenier 34 kg kokainë me destinacion final portin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë në portin e Guayaquil gjatë një operacioni anti drogë në një kontenier me destinacion Shqipërinë, në mes të panelëve ftohës u zbuluan 29 pako që mbanin 34 kg kokainë. Për këtë u arrestua shtetasi ekudarian Daniel. G. S.

Më 18 Maj 2014 Policia Nacionale e Ekuadorit do të njoftonte finalizimin e operacionit të koduar Arcano ku kapën 89 kile kokainë. Përsëri destinacioni final porti Durrësit.Operacioni nga policia e Ekuadorit në 18 Maj 2014, u kapën 89 kile kokainë

Një tjetër operacion ai i datës 24 Prill 2016 në brendësi të portit të Guayaquil u sekuestruan 102 kile kokainë. Droga ishte e fshehur në tavanin e kontenierit dhe ishte gati për tu ngarkuar në anije. Edhe ky kontinier me banane kishte destinacionin portin e Durrësit.

Operacioni nga policia e Ekuadorit në 24 Prill 2016, u kapën 102 kg kokainë
Këto janë vetëm katër rastet e identifikuar nga policia e Ekuadorit ku kokaina kishte si destinacion Shqipërinë që tregojnë se marrëdhëniet e grupeve kriminale shqiptare me këtë vend janë të konsoliduara.

Megjithëse është zbuluar si destinacion final Shqipëria, asnjë shtetas shqiptarë nuk është arrestuar deri më tani.

Kapja e sasisë rekord prej 613 kg në magazinën e kompanisë Arbri Garden është vetëm maja e Aisbergut e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.

Artikulli paraprak21.5 VITE BURG PËR GRABITJE, PËRDORNIN NJE FEMER SI ‘KARREM’
Artikulli tjetërSUKSESI NË NJU JORK, BESIANA KADARE ORGANIZON DARKË PËR ERMONELA JAHON