Policia italiane ka arrestuar në Vipiteno (Bolazano) dy shqiptarë për trafik kokaine dhe armësh.

Shqiptarët kishin fshehur mes pemëve të krishtlindjeve 9 kg kokainë, 4 automatikë Scorpion dhe 4 pushkë gjysmë automatike. Kamioni ishte nisur nga Holanda dhe destinacion kishte Shqipërinë.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 40 dhe 54 vjeç. Sipas italianëve nëse droga do të shitej, vlera në treg do të shkonte 10 milionë Euro, shkruan Ansa.

Artikulli paraprakAKSIDENT NE AKSIN SHKODER-LEZHE,AUTOVETURA PERPLASET ME TRAILERIN
Artikulli tjetërSHKRUMBOHET MAKINA DYSHOHET PER SHKENDIJE ELEKTRIKE