Në pranga kanë rënë shtetasit F., 40 vjeç dhe B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë, të cilët po udhëtonin më një makinë “Mercedes-Benz”.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy shtetasve të lartpërmendur.

“Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërmendur për vep

rën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Artikulli paraprakKONFERENCA E REKTORËVE NJËZËRI PROPOZON TË HIQET NOTA MESATARE
Artikulli tjetërARRESTOHET 22-VJEÇARI, LËVIZTE NË QYTET ME KOKAINË, THIKË E SHKOP POLICIE