Kokainë, kanabis dhe armë, kapet një tjetër shqiptar në Itali
Një shqiptar është arrestuar në Modena të Italisë, pasi gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan 45 kg kanabis, një pistoleta, fishekë, 92 gr kokainë dhe disa kartëmonedha të falsifikuara. 29-vjeçari nga Shqipëria ndiqej prej disa kohësh, pasi lëndën narkotike që kishte në banesë e shpërndante në Bolonja. Pas arrestimit, policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrjetin ku ishte pjesë edhe shqiptari.