Vijon të burojë droga në Reggio Emilia dhe provincat e saj. Këtë herë, Guardia di Finanza ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve, shqiptarit me iniciale K.E, 29 – vjeç dhe italianit me iniciale C.P, 24 – vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit në makinë, autoritetet zbuluan një pako me kokainë të fshehur në kilometrazhin e automjetit.Ndalimi i tyre u bë në veri të qytetit, ku efektivët, pasi vunë re shenja nervozimi tek të rinjtë, vendosën të kontrollonin mjetin e tyre, një Ford C –Max. Përveç drogës, policia sekuestroi 3 telefona celularë dhe 3 karta sim.