Kokainë në klube nate, lirohen nga Prokuroria të arrestuarit
Policia i arreston pasi kapen me narkotike të llojeve të ndryshme, përfshirë edhe kokainë e heroinë në klubet e natës, ndërsa Prokuroria i liron pa kërkuar masë në gjykatë. Kjo ka ndodhur me të arrestuarit e dy ditëve më parë, nga aksioni antidrogë i koduar “Chaos Party” dhe i zhvilluar në disa prej lokaleve të natës në Tiranë. Prokuroria ka pretenduar se nga verifikimi rast pas rasti i këtyre personave ka dalë se nuk ka asnjë provë që t’i lidhë menaxherët e lokaleve apo pjesën e stafit të këtyre subjekteve me përdoruesit e lëndës narkotike. Tri ditë më parë policia njoftoi finalizimin e aksionit “Chaos Party ” gjatë të cilit ranë në pranga Shtetasit: Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge. Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike. Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike. Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge. Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike. Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike. Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike. Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lolalit, Shpërndarës i lëndëve narkotike. Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge. Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge. I proceduar në gjendje të lirë shtetasi: Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike. Po sipas policisë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: – 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë” – 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva” – 20 aparate telefonike të markave të ndryshme – 2 kanaçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike) – 4 tuba plastik