Kokainë nga Kolumbia, kapen 17 shqiptarë e serbë në Hollande

 

Ne një investigim të përbashkët mes Prokurorisë Holandeze dhe Belge, janë goditur disa banda të krimit të organizuar, që importonin droga të forta nga Amerika Latine. Policia Holandeze thotë se ka arrestuar 13 persona, ndërsa në Belgjikë 4 të tjerë, duke e dërguar në 17 numri total i të arrestuarit. Pjesë të kësaj bande ishin shqiptarë, boshnjakë, serbë dhe holandezë. Personat u arrestuan me dyshimet që ata ishin pjesë të një rrjet te mirë organizuar importonte dhe eksportonte droge. Hetimet kanë filluar në fund të vitit 2014, pas një kërkesë të Prokurorisë Belge. Gjatë hetimet, u zbuluan disa banda të organizuara kriminale të përbërë nga disa anëtarë aktivë në Holandë dhe Belgjike. Droga trafikohej me konteniere nga Kolumbia ose Ekuadori, duke u importuar pastaj nëpërmjet portit të Rotterdamit apo ai i Antverpit. Prokuroria nuk përjashton arrestimet të tjera në ditët në vijim, dhe për këtë arsye nuk mund të jap me shumë informacion.

Artikulli paraprakSHERR ME THIKA MES 4 TË RINJVE, PLAGOSEN 2 NXËNËS TË ‘AGRO-BIZNESIT’
Artikulli tjetërMINISTRI DEMIRAJ VIZITE NE POLICINE E SHKODRES DHE LEZHES