Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga sekretari i Reformës Strukturore në PS Kokëdhima ka folur me dyer të mbyllura në Asamblenë e PS.
Ai ka thënë se shkarkimi i tij ishte nisur kohë më parë. “Shkarkimi im ishte nisur shumë kohë më parë. Argumenti se unë nuk merrja pjesë në mbledhje është diskreditues dhe i cekët” Më herët ai tha se nuk ishte në dijeni të shkarkimit të tij.