Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ka mbajtur një fjalë gjatë mbledhjes së djeshme të Asamblesë së Partisë Socialiste.

Nga publikimi i fjalës audio të mbajtur, Kokëdhima thotë se po dënohej nga Edi Rama sikurse është dënuar Sokrati dikur. Kokëdhima: Është duke më dënuar siç dënuan grekët Sokratin 2400 vjet më parë, vetëm se ky i fundit besonte se populli qe i vetmi Zot. Ai e kishte humbur besimin te perënditë e Olimpit. Rama është shumë i keqkuptuar kur e mendon veten si zot në këtë vend.

Teksa Kokëdhima po fliste, në audio dëgjohen edhe fyerje ndaj tij.

Artikulli paraprakBABAGJYSHIT TË VITIT TË RI I KËRKOJNË LICENCË PËR USHTRIM AKTIVITETI
Artikulli tjetërFESTA E KRISHTLINDJES, URON BUJAR NISHANI