SHEFI I KOMISARIATIT TË MALËSISË SË MADHE: DYSHOHET PËR NJË PERSON

Shefi I Komisariatit te Policise ne Malesine e Madhe pergenjeshtron deklaratat e kryetarit te Komunes Kastrat per situaten e rendit dhe te sigurise ne kete komune.

Nje dite pas deklaratave te kryetarit te komunes se kastratit Viktor Popaj, kryeplakut te hotit dhe qytetareve te malesise se madhe per problemet e rendit dhe sigurise ne malesine e madhe, shefi I Komisariatit te Policise se Malesise se Madhe, Shkelqim Kola tha se deklarimet e Popajt mund te behen per arsye te tjera:Ne nje lidhje te drejtperdrejte telefonike gjate edicionit te lajmeve te ores 14:30 ne Star Plus, Kola tha se situata e sigurise dhe e rendit publik ne komunen Kastrat nuk eshte aspak alarmante, dhe se nuk ka shtim te numrit te grabitjeve me maska ne malesine e madhe: Me tej, Kola deklaroi se mendohet qe I njejti person, I denuar me burg, ka shfrytezuar nje leje nga autoritetet e burgut, per te kryer plagosjen e policit me 29 Korrik, si dhe nje trejeter grabitje te armatosur.
Te njejten situate e ka sqaruar gjithashtu ne nje lidhje telefonike, edhe drejtori I Rendit ne Komisariatin e Malesise se Madhe, Hasan Rada. Rada tha se po punohet bashke me policine e Malit te Zi per kapjen e autorit, sepse dyshohet se ai strehohet ne fshatrat kufitare me Shqiperine.
Nje dite me heret, kryetari I Komunes Kastrat, Viktor Popaj, kryeplaku I fshatit Hot Martin Shabaj, por edhe qytetaret deklaruan se jane te frikesuar nga mungesa e reagimit te policise ne zonen e tyre, sidomos qe pas plagosjes se nje polici ne krye te detyres dhe rritjes, sipas tyre, te numrit te grabitjeve me maska ne Komunen Kastrat.

 

 

 

 

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/gVBnp6N_WVw?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakQYTETARË MOS PENGONI URGJENCËN
Artikulli tjetërIZRAELI, ARMËPUSHIM 7 ORËSH PA MIRATIMIN E HAMASIT