Infektimet me koronavirus kanë shënuar një numër të lartë në kryeqytetin gjerman.

Autoritetet kanë vendosur masa të rrepta për shkak të numrit të lartë të rasteve me COVID.

Megjithatë kjo nuk i ka ndaluar të rinjtë të mbushin sheshet kryesore të vendit.

Rastet në Berlin janë rritur në mënyrë dramatike gjatë ditëve të fundit, ku incideca para kësaj fundjave ishte më e lartë se 1000.

Omicron po ashtu ka nxitur numrin e lartë të infektimeve, për shkak edhe të transmetueshmërisë së lartë duke shënuar shifra më të larta se varianti Delta brenda një muaji.

Gjithashtu për shkak të infektimeve të larta ka pasur edhe një numër të shtuar të qytetarëve të cilët i janë drejtuar qendrave shëndetësore qoftë për të marrë trajtim mjekësor, por edhe për të kryer teste kundër COVID.

Një tjetër problem i shfaqur është e kolapsi në laboratorët e testimit.

Shefi i kompanisë “Coronatest.de” , Benjamin Fekersberger është shprehur se dy laboratorë që janë të autorizuar të analizojnë testet nga qendrat e qytetit janë tepër të ngarkuar. Po ashtu bëri me dije se një tjetër problem është edhe se shumë punonjës janë të infektuar dhe për pasojnë mungojnë në punë.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË NJERIU MË I VJETËR NË BOTË, PAK PARA SE TË BËHEJ 113 VJEÇ
Artikulli tjetërNJIHUNI ME DIAMANTIN E ZI 555,55 KARATËSH QË BESOHET SE VJEN NGA HAPËSIRA