SHKODËR, RRADHË KILOMETRIKE NË PRITJE TË KONTROLLIT TË DETYRUESHËM TEKNIK. Megjithese data shenon 7 janar 2015 radhet e gjata te automjeteve qe presin per kontrollin e detyrueshem teknik vazhdojne te jene si gjate diteve te fundvitit.
Kjo situate deshperuese vazhdon te jete prezente ne Qarkun e Shkodres po njekohesisht vazhdon te jete nje shqetesim i madh per drejtuesit e automjeteve qe presin me ore e dite te tera ne radhe per kolaudimin. Kompania koncensionare SGS zvicerane eshte e vetmja kompani ne vend qe ofron kete sherbim dhe ne Qarkun e Shkodres ka vetem nje qender e cila punon vetem me dy sportele, nje per automjetet e vogla e nje tjeter per ato te tonazhit te larte. E gjithe kjo shkakton rradhe te gjata, ore te tera pritjeje, trafik ne kete segment rrugor si dhe pakenaqesine e drejtuesve te automjeteve te cilet per dite te tera lene menjane gjithe angazhimet e tyre per tiu dedikuar ketij sherbimi per automjetet e tyre.