Kandidati shqiptar për deputet: Merkel dhuratë për 28 Nëntorin

Kolë Gjoka, 46-vjeçari nga Rrësheni, dikur azilant, tashmë është i pari shqiptar që garon për tu bërë deputet në Bundestagun gjerman. Nën siglën e CDU-së së Angela Merkelit ai garon në Hamburg, ku numri i shqiptarëve është shumë i vogël. Por megjithatë ai synon të ngrejë lart imazhin e tyre si njerëz që me punë dhe mund arrijnë të zënë vendin që meritojnë në cdo shoqëri. “Çdo garë niset me dëshirën dhe objektivin për të fituar, gjithsesi unë e kam nisur me një qëllim parësor për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Gjermani” tha ai Gjoka komenton dhe vizitën kryeministrit Rama në gjermani në fund të nëntorit dhe pritshëmrinë për mbështetjen e Merkel për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në. “Pritshmëritë e takimit janë shumë të mëdha, dua të them se Rama është bërë si i shtëpisë në Gjermani, kjo tregon vëmendjen e Merkel për Shqipërinë dhe vlerësimin për Ramën. 28 Nëntori është ditë e vecantë për shqiptarët dhe besoj se Merkel ka menduar një dhuratë për shqiptarët” deklaroi ai. Zgjedhjet për Bundestagun gjerman pritet të zhvillohen në shtator të 2017-s. Kandidimi nga partia e kancelares Merkel i një shqiptari që në 96 mbërriti në gjermani si azilant, vjen pikërisht në kulmin e debatit në Europë për emigrantët. Pavarësisht politikës, Kolë Gjoka ka arritur sukses të konsiderueshëm dhe në biznesmen.

Artikulli paraprakPANARITI PROPOZON AMNISTI PER FERMERET DEBITORE NDAJ AZHBR
Artikulli tjetërFRD:TE NDRYSHOHET SISTEMI,LISTA TE HAPURA,TE VOTOJNE EMIGRANTET