Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e Mërkurë në datën 16.05.2018 ora 10:00 njofton se do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit Nr.2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
KPK ndërpreu procesin për verifikimin e ish-kryeprokurorit, për shkak të dorëheqjes së tij. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve
Trupi Gjykues, përbëhet nga gjyqtarët:Kryesues i Trupit Gjykues Sokol Çomo;Relator i Çështjes Luan Daci;Anëtar Albana Shtylla;Anëtar Ardian Hajdari;Anëtar Ina Rama.