Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Fredi Belerit, që do të thotë se ai nuk do të lejohet që të kandidojë për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në seancën e sotme, KQZ ka parashtruar argumentet sipas së cilëve, pavarësisht kanë kaluar mbi 10 vite nga dënimi i tij dhe ndonëse mund të quhet sipas ligjit “i rehabilituar”, dekriminalizimi nuk e njeh si masë lehtësue.

Por, këtë vendim të Kolegjit Zgjedhor, Beleri e ka cilësuar si të diktuar nga politika dhe ka deklaruar se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
“Kolegji rrëzoi padinë time. Vendim politike.

Dënimi i 2006, për një vepër të 2003 nuk kisha bërë thirrje antinacionale. Kisha bërë një botim në gazetë dhe kisha ndihmuar bashkëatdhetarët tanë që të vijnë të votojnë në Shqipëri. Do i drejtohem Gjykatës së Strasburgut”, tha Beleri.

Diskutimet e zhvilluara sot në seancën e Kolegjit Zgjedhor
KQZ: Nuk e ka kompetencat Kolegji Zgjedhor ta shqyrtojë këtë padi.

Vendimi i KQZ është marrë për efekt të ligjit të dekriminalizimit dhe i takon Gjykatës Administrative ta gjykojë. Edhe më parë gjykata administrative ka shqyrtuar kauza të tilla.

Avokatët e Belerit: Ligji thotë se i ndalohet të kandidojë atij që është dënuar me burg. Beleri nuk ka bërë asnjë ditë burg. KQZ ka keqinterpretuar datat dhe faktet. Të shpallet i pavlefshëm vendimi i KQZ dhe të regjistrohet Beleri si kandidat për Bashkinë Himarë.

KQZ: Beleri s’bëri asnjë ditë burg dhe iu shmang drejtësisë. Të rrëzohet kërkesa dhe të mbetet në fuqi vendimi që e pengon të kandidojë. Është rehabilituar, por ligji i deklriminalizimit nuk e njeh këtë as lehtësuese.

Të pranishëm kanë qenë përfaqësues të ambasadës greke, OSBE, avokatja e populli, Erinda Ballanca.

Artikulli paraprakI DËNUAR ME 3 VJET BURG, ARRESTOHET
Artikulli tjetërHUMORI NË ZI! SHUHET NË ITALI PARODISTI I VLORËS MUHAMET LIKA