MATURANTËT DRINI DRAÇINI E SHERI TUZI DO TË PËRFAQËSOJNË VENDIN NË AMERIKË. Dy të rinj shkodran do të përfaqësojnë Shqipërinë në një prej garave më të rëndësishme ndërkombëtare të shkencës dhe inxhinierisë.
Drini Draçini dhe Sheri Tuzi që të dy maturantë në kolegjin turk “Hasan Riza Pasha” në qytetin e Shkodrës fituan medaljen e arit në garën mes kolegjeve turke në kategorinë e shkëncës dhe inxhinierisë të programit ASEF duke fituar të drejtën që të përfaqësojnë Shqipërinë në Amerikë në muajin maj duke qenë se ASEF është pjesë e programit të shtetit amerikan ISËEEEP. Kolegji turk shquhet për nxënës të talentuar dhe fitues medaljesh të ndryshme. Suksesi i maturantëve Drini Draçini dhe Sheri Tuzi është një nder jo vetëm për kolegjin e Shkodrën por edhe për Shqipërinë duke qenë se do të tentojnë medalje edhe në Amerikë.