Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike për mosregjistrimin e koalicionit Meta-Berisha në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Partisë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar, koalicioni Meta-Berisha ka shkelur ligjin duke përdorur emrin dhe simbolin e PD-së. Për këtë arsye u kërkua ç’rregjistrimi i këtij koalicioni përtë mos garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit, kërkesë që nuk është pranuar ditën e sotme nga Kolegji Zgjedhor. Me vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor, koalicioni Meta-Berisha do të vijojë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Bashkë Fitojmë’ quhet koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën, Vangjel Dulen e Nard Ndokën. Por, Sali Berisha ka sfiduar edhe vendimin e Ilirjan Celibashit për të mos e njohur si kryetar të PD, duke përfshirë në koalicion edhe logon e Partisë Demokratike. Kështu me këtë marrëveshje të arritur, ky koalicion do të futet në garën e 14 majit për kryetarë Bashkie me kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ dhe me lista të përbashkëta për anëtarë të këshillave bashkiakë.

Në dokumentin zyrtar të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është se brenda këtij koalicioni, përveç Partisë së Lirisë të Ilir Metës, PDK-së së Nard Ndokës dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules, është e përfshirë edhe logoja e sigla e PD. Ndonëse ligji e përcakton qartë se një parti politike e paregjistruar në zgjedhje s’mund të jetë në koalicion, Meta dhe Berisha kanë marrë masa ashtu siç vepruan në zgjedhjet e 6 marsit.Kjo për faktin se kanë vendosur që Partia e Lirisë të jetë ajo që drejton dhe jo Sali Berisha.

Artikulli paraprakDJATHTISTËT NË SERBI ME FUSHATË KUNDËR PAKTIT TË OHRIT
Artikulli tjetërSHBA / KANDIDATI PËR AMBASADOR NË SHQIPËRI NË DËGJESË: PRIORITET I IMI…