25 maji do të shënonte ditëlindjen e Dedë Gazullit, ish- shefit të sektorit kundër dhunës në familje dhe mbrojtjtes së të miturve në Policinë e Shkodrës. Kjo datëlindje e para e Dedë Gazullit në amshim u përkujtua në një mënyrë të veçantë pasi familjarët kishin vendosur të dhuronin një koleksion nga biblioteka personale e tij për bibliotekën “Zoja e Shkodrës”. Bashkëshortja e Dedë Gazullit, Silvana dhe vajza Vinifreda, teksa kujtojnë njeriun e tyre, vlerësojnë edhe kontributin që ai dha.

Famullitari I Shkodrës, Dom Vlash Palaj e vlerësoi Dedë Gazullin si një njeri mjaft human.
Dedë Gazulli ka qenë ish- shefi i sektorit kundër dhunës në familje dhe mbrojtjes së të miturve ne Policinë e Shkodrës, si edhe ish- anëtar i Koalicionit të Antidrogës në Shkodër.

Artikulli paraprakLEZHË, TË VDEKURIT VARROSEN NË BALTË DHE UJË
Artikulli tjetërVLLAZNIA MPOSHTET NGA SKËNDERBEU