Bukurite natyrore të rajonit të Lezhës u hodhen në telajo përmes penelit të 22 piktoreve më të mire të Shqipërisë.Ata qëndruan në këtë zonë për 5 dite me radhe, dhe punimet e tyre u prezantuan përmes një aktiviteti të veçantë të organizuar në Shëngjin, i cili erdhi si risi në prag të nisjes së sezonit turistik.

Kjo nisem u ndërmor nga piktori lezhjan Pashk Përvathi, sipas të cilit Lezha mbetet një frymëzim per artistet e artit figurativ dhe piktura është mënyra më e mire për të prezantuar këtë zone me resurse te jashtëzakonshme.

Lezha të jep mundesi për të shprehur në maksimum talentin në artin figurativ thonë piktoret, të cilët u bënë pjesë e kësaj iniciative.

Ne këtë ekspozite u prezantuan 80 piktura të artisteve shqiptar, ku pjesa më e madhe të cilave ishin peisazhe të zonave më të bukura të Lezhës.

Artikulli paraprakPAS DISFATËS NË ZGJEDHJET VENDORE, BERISHA PARALAJMËRON PROTESTA: S’KA RRUGË TJETËR
Artikulli tjetërVIJON TË DËMTOHET URA E VJETËR E BUNËS