Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” mbajti sot paradite mitingun përmbyllës për zgjedhjet e pjeshme vendore që do të mbahen në Kolonjë.
Kryeministri Edi Rama, zv/ kryeministri Niko Peleshi, dhe ministrja Klajda Gjosha por dhe shumë deputetë socialistë dhe të LSI-së ishin në krah të kandidatit të majtë Ilia Stefo. Ata premtuan se do ta mbështesin projektin e doktorit për një rilindje urbane të Kolonjës duke bërë për këtë zonë atë që nuk është bërë për 25 vjet.
Niko Peleshi: “Premtojmë se do ta mbështesim programin intensiv ambicioz për të bërë atë që nuk është bërë në 25 vjet.
Kryeministri Rama: Ju siguroj se qeveria do të mbështesë fuqimisht Ilian që t’i bëjë realitet.
Kandidati Ilia Stefo premton: “Ambicia ime është për ta bërë Kolonjën një bashki model. Fshatrat brenda 6 muajve të parë do të ndriçohen të gjithë. Rilindja urbane në hyrje të Leskovikut. Projekti është në zyrën e kryeministrit gati për financim. Brenda 6 mujorit të parë nis financimi i ujësjellësit të qytetit” Nesër është heshtje zgjedhore ndërsa të dielën e 20 nëntorit qytetarët do i drejtohen kutive të votimit. Përballë Ilia Stefos konkuron kandidati i opozitës Dritan Hajro dhe kryeministri Rama.
Lidhur me kandidatin kundërshtar Rama tha: Jam i bindur se kur Ilia do të fitojë do të thoshte çfarë lidhje kishim ne me atë punë. Unë nuk e njoh kandidatin tjetër, por njoh mirë Saliun, Lulin dhe PD-në dhe atë shprehjen e popullit “Kush fle me atë, ngrihet me ato’ kështu që më thuaj “me kë rri të të them se kush je”. Nga ata që rrijnë me Saliun e Lulin asgjë e mirë nuk mund ti vijë askujt jo më Kolonjës”