Policia kolumbiane ka zbuluar 12 tonë kokainë në atë që konsiderohet si sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e vendit. Lënda narkotike ishte groposur në 4 plantacione bananesh në veri të vendit, pranë rrugëve të përdorura për të kontrabanduar kokainë në SHBA.

Presidenti Huan Manuel Santos e përshkroi këtë si sasinë më të madhe të drogës të kapur gjatë një operacioni të vetëm policor. Ky i fundit ishte pjesë e një ofensive kundër klanit të fuqishëm të gjirit, një bandë famëkeqe trafikimi të drogës. Kokaina i përkiste Dairo Usugës, i njohur edhe si Otoniel, kreu i Klanit të Gjirit, një prej organizatave më të rrezikshme kriminale të Kolumbisë.

Forcat e sigurisë kanë tentuar të kapin Otonielin për vite me radhë. Policia tha se ata kishin arrestuar 4 persona, ndërsa vlerën e lëndës së sekuestruar narkotike e llogarit në 360 milionë dollarë. Gjatë dy muajve të fundit, forcat e sigurisë kane konfiskuar 20 tonë kokainë në Antiokia.

Artikulli paraprakHAHN: SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR. INTEGRIMI DUHET TË JETË OBJEKTIV KOMBËTAR
Artikulli tjetërÇELJA E NEGOCIATAVA, RAMA TAKON JUNCKER NË FILLIM TË DHJETORIT