Ky është automjeti i disa turistëve gjerman në rrugën e Komanit që vetëm për pak mund të përfundonte në humnerë. Teksa po udhëtonin në këtë aks rrugor, turistët pësuan këtë aksident si shkak i rrugës së amortizuar duke rrezikuar që të humbnin jetën. Në ndihmë të turistëve gjerman erdhën disa banorë të zonës duke arritur që t’i shpëtojnë ndërsa treguan rrezikshmërinë e rrugës së Komanit dhe aksidentin e ndodhur.

Pas ndihmës së banorëve, automjeti i turistëve gjerman u nxor edhe njëherë në rrugë duke arritur që të shpëtojnë mrekullisht. Banorët shpesh herë kanë bërë protesta duke kërkuar me ngulm rikonstruksionin e rrugës së Komanit që cilësohet si porta hyrëse me alpet shqiptare. Kjo rrugë është tejet e frekuentuar nga turistët por në të njëjtën kohë paraqet edhe një rrezikshmëri të madhe. Disa herë kryeministri Rama e ka përmendur se po mendon për një projekt për këtë aks rrugor por deri më tani ende nuk ka diçka konkrete.

Artikulli paraprakTËRBUNI FITON NDAJ VELEÇIKUT
Artikulli tjetër“FITOJNË PËR VETE DHE VJEDHIN PENSIONISTËT“, RAMA: DUHET PATJETËR TË RRISIM KONTRIBUTET PËR ATA QË NUK PAGUAJNË SIGURIMET SHOQËRORE