Shqipëria ka dënuar veprimet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës, ku ju ka bërë thirrje palëve të shmangin përshkallëzimin dhe të ulen në dialog.

Me anë të një postimi në ‘Twitter’, faqja zyrtare e KFOR-it, thotë se komandanti Angelo Michele Ristuccia ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn. KFOR-i shton më tej se ka marrë mbështetje të plotë nga Shqipëria për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në reagimin e KFOR-it në “Twitter”.

Artikulli paraprakSITUATA E RREZIKSHME, NATO-JA DISLOKON FORCA SHTESË NË KOSOVË
Artikulli tjetërSHBA ANULON PJESËMARRJEN E KOSOVËS NË “DEFENDER EUROPE 2023”