Si çdo të hënë në ekranin e Star Plus vjen emisioni sportiv “Star Sport”. Ndeshjet e Kombëtares dhe eleminimi i Vllaznisë nga Champions League morën më shumë vëmendje gjatë këtij emisioni. Të ftuar ishin Lazër Matija, Armando Cungu, Edmond Doçi dhe Valdano Nimani, të cilët diskutuan në lidhje me këto tema. Në fakt, presidenti i Vllaznisë në futboll për femra, Lazër Matija, kishte një reagim edhe për disa komente që kanë qarkulluar në opinionin sportiv së fundmi.
Ndërkohë, sa i takon Kombëtares, Cungu, Doçi dhe Nimani besojnë se ky ekip do të shkojë në Europianin e Gjermanisë verën e ardhshme.
Në lidhje direkte ishte edhe boksieri i njohur, Nelson Hysa, i cili foli rreth fitores së fundit që arriti, duke u shpallur kampion ndërkombëtar për WBC, e cila është federata e parë dhe kryesore në botë.
Emisioni “Star Sport” në javët në vijim do të jetë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.