Ekipi kombëtar i femrave ka një barazim 1-1 në ndeshjen e rradhës Poloni vs Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Francë 2019”.
Në takimin e zhvilluar këtë të premte, në orën 17:30 që u zhvillua në Poloni. Ekipi kombëtarë në futboll për femra i drejtuar nga Armir Grima ka arritur të barazojë dhe kështu të marrë pikën e parë në këto eliminatore.
Polaket kanë kaluar në avantazhë që në minutën e 2-të të pjesës së parë duke e mbyllur me këtë rezultat 45 minutat e para të ndeshjes.
Ndërkohë në pjesën e dytë ka qenë pikërisht Geldona Morina në minutën e 74 ku falë një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit arriti të shënoj golin e barazimit për Shqipërinë.
Padyshim që ky mund të konsiderohet një rezultat fantastik sepse Polonia është ndër ekipet më të mira të Europes dhe të barazosh ndaj saj nuk është pak.
Për më tepër që Polonia na kishte mundur në ndeshjen e parë brenda në “Loro Boriçi” me rezultatin 4-1 nëntorin e kaluar. Ka qenë një rezultat jo pak surprizë ky i arritur nga skuadra kuqezi, pasi vinin në këtë takim nga 5 humbje radhazi në eliminatoret e Botërorit të fazës së dytë.
Kështu Polonia renditet në vendin e dytë me 7 pikë pas 4 ndeshjes, ndërkohë që Shqipëria është e fundit me vetëm 1 pikë pas 6 ndeshjesh. Ndeshja e radhës e vajzave kuqezi do të luhet në datën 10 prill në “Elbasan Arena” përballë Bjellorusisë.
Nëse arrijnë të fitojnë të marten ndaj Bjellorusisë, do të jetë një hap i shkëlqyer i futbollit të femrave në Shqipëri. Padyshim që një meritë të madhe ka treshja e trajnerëve të këtij ekipi i përbërë nga shkodranët Armir Grima, Vioresin Sinani dhe Elis Legata.
Por nga ana tjetër, një meritë të madhe kanë edhe futbollistet e Vllaznisë që janë pjesë e kësaj kombëtareje dhe në ndeshjën e zhvilluar ndaj Polonisë kanë qenë plot 6 futbolliste të ekipit shkodran që e kanë nisur ndeshjen si titullare.