Shkodra do të mirëpresë për herë të parë kampionatin europian të mini-futbollit për priftërinjtë. 17-skuadra kombëtare, nga e gjithë Europa, do të jenë në Shkodër për katër ditë me rradhë, nga data 5 deri më 9-shkurt. Kombëtarja e Shqipërisë në mini-futboll po kryen përgatitjet e fundit, teksa drejtimi i kësaj skuadre i është besuar një emri të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar si Armando Cungu. Njëri prej organizatorëve të këtij Europiani, Dom Mark Shtjefni, u shpreh se kjo do të jetë një ngjarje e veçantë dhe që pritet me shumë interes në Shkodër dhe në Shqipëri.
Kombëtaret e 17-shteteve të Europës do të jenë pjesë e këtij kompeticioni, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës.