Dy futbollistë nga ekipet e moshave të Shkodrës janë thirrur për grumbullimin që do të ketë kombëtarja e U 17 e drejtuar nga trajneri Mustedanagiç.

I pari është futbollisti i Vllaznisë U-15 Klevis Bebeziqi. Mesfushori i qendrës që luan me kuqeblutë edhe pse është vetëm 15 vjeç është thirrur nga kombëtarja e 17 vjeçarëve për grumbullimin që do jetë në Elbasan për katër ditë me radhë, në datat 20-24 qershor.

Bebeziqi u shpalla kampion me Vllazninë U-15 në kampionatin e Ligës Amatore për zonën e veriut ndërsa u shpall edhe lojtari më i mirë i kampionatit.

Më përpara mesfushori shkodran ka qenë i grumbulluar 3 herë me kombëtaren e U 15 të drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj ndërsa është hera e parë që është thërritur nga kombëtarja e 17 vjeçarëve.

Përveç Bebeziqit me kombëtaren e U-17 është grumbulluar edhe shkodrani tjetër Marselo Preka. Ky i fundit është mbrojtës qendre ndërsa aktivizohet me ekipin e U-15 të Kf Shkodra.

Edhe Preka shihet si një lojtarë me të ardhme ndaj edhe ka marrë ftesën për këtë grumbullimin me kombëtaren e 17 vjeçarëve. Në total janë 18 lojtarë të thirrur prej të cilëve dy janë nga Shkodra, mesfushori Bebeziqi dhe mbrojtësi Preka.

Artikulli paraprakRIKTHEHET NË GJYKATË “RANISHTJA 4”
Artikulli tjetërPREFEKTI NUK FIRMOS SHPALLJEN E GAFUR MAZREKUT QYTETAR NDERI