Ka përfunduar me fitoren 3-0 miqësorja e kombëtares kundër Lihtenshtejnit e luajtur në Hungari.Në minutën e 31’ Armando Broja shënon gol. Bajrami kap në befasi kundërshtarët me një top të shpejtë nga goditja e dënimit, duke pasuar te Broja i cil përballë portierit nuk fal. Goli i pestë me kombëtaren për 22-vjeçarin. Në të 47’ Jasir Asani dyfishon shifrat me goditje dënimi. Mëngjarashi realizoi një supergol. Ndërkohë në nisjen e pjesës së dytë Sylvinho bëri tre zëvendësime duke nxjerrë jashtë Ismajlin, Hoxhën dhe Gjasulën, ndërsa aktivizoi Mihajn, Muçin dhe Laçin. Ndërsa në minutën e 67′ Shqipëria shënon edhe golin e tretë. Pas një rrëmuje në zonë është Ernest Muçi që realizon me portën e boshatisur. Dhe mbyllet kështu me rezultatin 3-0 miqësotja e parë ajo ndaj Lihtenshtejnit.

Artikulli paraprakEDI RAMA: HARDHUCAT E ZHAPIKËT KANË KOHËN E AHENGUT TË FITORES NË HUMBJE
Artikulli tjetërTARAVARI: NDRYSHIMET KUSHTETUESE DO TË BËHEN, ‘VLEN’ ËSHTË GARANCA PËR TË ARDHMEN EUROPIANE