Kombëtarja shqiptare, në shtator do të nisë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Përballë Maqedonisë, kuqezinjtë do të dalin në fushë me një fanellë të re. Uniformat e reja të ideuara nga kompania “Macron” do të ketë disa ndryshime me ato që u përdorën në Europian. Mësohet se në fanelën e re, shqiponja ia ka lënë vendin disa rombeve, ndërkohë që stema e FSHF-së do të jetë në qendër të fanellës. Fanella e parë do të jetë e kuqja, ndërkohë që me fanellën e bardhë apo me atë të zezë, përfaqësuesja jonë do të luajë në transfetë. Si model është marrë fanella kroate, pasi konsiderohet me dizajnin më të bukur. Në kualifikueset e “Rusi 2018”, Shqipëria e De Biasit është në një grup me Italinë, Spanjën, Maqedoninë, Izraelin dhe Lihtenshtejnin.

Artikulli paraprakFRD SHKODËR SHPREH SHQETËSIMIN PËR SKUADRËN E VLLAZNIS
Artikulli tjetërNDOTJA E AJRIT NË SHKODËR, E KONFIRMON EDHE UNIVERSITETI