Pas ndeshjes me Jordaninë, Federata Shqiptare e Futbollit ka informuar se për shkak të probleme fizike Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese.
FSHF bën me dije se dy lojtarët kanë pësuar tërheqje muskulare gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë.
Trajneri i skuadrës përfaqësuese Christian Panucci, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura. Kështu brënda ditës së sotme skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi
Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor ora 20:45 në Izrael.
Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stervitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura.