Lista e Kombëtares shqiptare pëson sërish ndryshime në prag të ndeshjes së fundit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Andorrës. Për shkak të dëmtimeve dhe kartonëve në ndeshjen ndaj Anglisë skuadrës do t’i bashkohen që këtë të shtunë tre lojtarë. Ernest Muçi, Enis Çokaj dhe Taulant Seferi janë ftuar nga trajneri Edoardo Reja për ndeshjen e datës 15 nëntor ndaj Andorrës dhe do të bashkohen menjëherë me skuadrën.

Listës së mungesave i shtohet edhe sulmuesi Armando Broja, i cili gjithashtu nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Andorrën. Broja u bashkua me skuadrën në stërvitje një ditë para ndeshjes me Anglinë, ku iu nënshtrua testeve mjekësore dhe zhvilloi një seancë të veçuar stërvitore për të parë gjendjen e kaviljes. Lojtari ka ndjerë përsëri dhimbje dhe pas përfundimit të ndeshjes me Anglinë në “Wembley” ka kërkuar të rikthehet pranë klubit të tij për të vazhduar terapinë.

Artikulli paraprakATENTATI ME DY TË VDEKUR, REAGON PD: QEVERIA S’KA AS FUQI E AS DËSHIRË TË PËRBALLET ME KRIMIN…
Artikulli tjetërNËNËS SË MIHASIT I RA TË FIKËT NË MARKET KUR MËSOI LAJMIN, VIKTIMAT ISHIN FQINJ