Edhe pse nuk do të nisen nga Shqipëria drejt Francës, përfaqësuesja shqiptare ka gjetur një mënyrë më origjinale për t’u frymëzuar përpara Europianit.
Në prag të largimit nga Austria, të shoqëruar edhe nga ambasadori ynë në Vjenë, Roland Bimo, kuqezinjtë kanë vizituar Muzeun Historik të Vjenës ku ndodhet edhe shpata e përkrenarja origjinale të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Për të gjithë ka qenë një moment i veçantë kjo vizitë dhe nga e cila kanë gjetur frymëzimin e duhur. Ndërkohë trajneri italian, Giani de Biasi, vërtet mund të di pak nga gjuha shqipe, por me sa duket nuk di pak nga historia, veçanërisht ajo e Shqipërisë dhe e heroit tonë Gjergj Kastriotit. kombetarja shqiptare kete vizite e kryer me kostumet e reja , te cilat mbajne firmen e Altin Mici, nderkohe qe nje moment i vecante ka qene edhe fotografimi i lojtareve te kombetares me keto kostume nga fotografi i njohur tashme Gentian Ferhati i cili lidh me shume kombetaren edhe me Shkodren.