Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Christian Panucci ka zbardhur listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocinë. Tekniku deklaroi se ka ftuar tre emra të rinj; Mihaj, Binaku dhe Demiri.

Shqipëria merr pjesë në Ligën C të këtij kompeticioni, ku shorti e vuri në një grup me Skocinë dhe Izraelin.

Kuqezinjtë do të debutojnë më 7 Shtator të këtij viti në Shqipëri, përballë Izraelit, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojnë në Skoci. Në 14 Tetor kuqezinjtë do të udhëtojnë në Izrael, ndërsa më 17 Nëntor do të luajnë ndeshjen e fundit, atë me Skocinë në Shqipëri.

Datat e ndeshjeve:

07.09.2018 ora 20:45 Shqipëri-Izrael

10.09.2018 ora 20:45 Skoci-Shqipëri

14.10.2018 ora 20:45 Izrael-Shqipëri

17.11.2018 ora 20:45 Shqipëri-Skoci

Artikulli paraprakMREKULLIA/ AVIONI SHPËRTHEN NË FLAKË, SHPËTOJNË 160 PASAGJERËT
Artikulli tjetërLEZHJANI VJEDH KASAFORTËN E LOKALIT TË KUSHËRIRIT